Peleshi: Projekti i gazifikimit në Korçë, hap i rëndësishëm drejt zhvillimit energjetik

Nga D. V.
339 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 7 prill Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov, si dhe me drejtorin ekzekutiv për Ballkanin të Kompanisë Shtetërore të Naftës, Murad Heydarov.

Gjatë takimit u diskutua mbi avancimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat politike, ekonomike dhe tregtare, si dhe mbi intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar ndërmjet dy vendeve.

Palët vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, duke theksuar rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të tyre në sektorë strategjikë, veçanërisht në energjetikë.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua projektit të gazifikimit në qytetin e Korçës, i konsideruar si një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm energjetik dhe nxitjes së rritjes ekonomike në rajon.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër