Peleshi: Vendimi i NATO-s për Korridorin 8, e vendos Shqipërinë në qendër të arkitekturës së sigurisë euroatlantike

Nga admin
366 e lexuar
A+A-
Rivendos

Korridori 8, me pikënisje në kompleksin portual Durrës – Porto Romano dhe dalje në Detin e Zi është përfshirë zyrtarisht në planet dhe infrastrukturën kritike ushtarake të NATO, duke u njohur si korridor sigurie për mbrojtjen kolektive të Aleancës.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka reaguar sot lidhur vendimin e marrë një ditë më parë në Ministerialin e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, të mbajtur në Bruksel, ku merrte pjesë edhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu.

Peleshi thekson se “përfshirja zyrtare e Korridorit VIII në infrastrukturën kritike ushtarake të NATO-s shënon një arritje strategjike që e vendos Shqipërinë në qendër të arkitekturës së sigurisë euroatlantike”.

Kryeparlamentari nënvizon se ky zhvillim “forcon rolin e Shqipërisë si urë lidhëse në rajon dhe dëshmon se investimet afatgjata në siguri dhe infrastrukturë po e konsolidojnë vendin tonë si një partner kyç të Aleancës”.

Ky zhvillim e pozicionon Shqipërinë në një nyje strategjike të arkitekturës së sigurisë euroatlantike dhe e vendos vendin në qendër të planeve rajonale dhe infrastrukturave, ku NATO do të përqendrohet në vitet në vijim.

Ndërkohë, kanë nisur edhe përgatitjet për Samitin e NATO-s që do të mbahet në Tiranë në vitin 2027, në bashkëpunim me palën turke dhe Sekretariatin e Aleancës në Bruksel.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër