Pendarovski paralajmëron: Nuk priten ndryshime në zgjerimin e BE-së

Nga B.M
355 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 prill, Zhurnal.mk – Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, deklaroi se “nuk sheh që në të ardhmen e afërt do të ketë ndryshime në politikat për zgjerimin e Bashkimit Evropian”.

Duke folur në debatin “Navigimi i rrugës evropiane: mundësi dhe sfida”, Pendarovski theksoi se lufta në Ukrainë është katalizator për sigurinë evropiane dhe politikën e jashtme të BE-së, përfshirë edhe procesin e zgjerimit, por sipas tij Bashkimi Evropian nuk ka arritur të vendosë standarde të reja në këtë drejtim.

Kristof Bender, zëvendëspresident i “Iniciativa Evropiane për Stabilitet”, nënvizoi se rruga drejt BE-së për të gjithë rajonin është më e suksesshme përmes anëtarësimit të plotë në Union.

Ky debat vjen në një periudhë kur perspektiva e zgjerimit të BE-së mbetet një temë kritike për Ballkanin Perëndimor, duke u përballur me sfida të brendshme dhe ndërkombëtare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër