Për 4 vite i mashtroi se ishte mësimdhënës, u zbulua kur filloi të fshijë të dhënat

Nga Xh M
1,033 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prilep, 9 maj Zhurnal.mk – Një nxënës i shkollës së mesme në Prilep prezantohej rrejshëm si mësimdhënës për të marrë emër përdoruesi dhe fjalëkalim, e më pas për tre vite kishte qasje në të gjitha të dhënat e ditarit elektronik.

Po ashtu, nxënësi nga Prilepi koordinonte dhe ndihmonte në menaxhimin e ditarit.

“SPB Prilep ka paraqitur kallëzim kundër një nxënësi të shkollës së mesme në Prilep për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale ‘falsifikim kompjuterik’. I dyshuari, duke u prezantuar rrejshëm si mësimdhënës i gjuhës angleze nga një shkollë fillore në Vinicë, krijoi profil dhe kontaktoi një të punësuar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, e cila i kishte bërë të ditur se bisedat me mësimdhënës nuk duhet të zhvillohen në rrjete sociale dhe i kishte krijuar adresë zyrtare elektronike nga Ministria e Arsimit, i kishte dhënë fjalëkalimet e e-ditarit si administrator nga llogaria e saj e përdoruesit dhe i kishte thënë të koordinojë të gjithë mësimdhënësit. Në këtë mënyrë, i dyshuari kishte qasje në të gjitha të dhënat e të gjithë profesorëve në nivel shtetëror, i koordinonte dhe i ndihmonte në menaxhimin e ditarit elektronik. Në periudhën nga viti 2022 deri në nëntor 2025, në momentin kur ish-drejtoresha ushtruese e detyrës e kishte informuar të dyshuarin se një profesoreshë kishte raportuar se dikush po fshinte të dhënat nga ditari elektronik në shkollë, i dyshuari i kishte fshirë të gjitha profilet dhe llogaritë nga profili i rremë në rrjetet sociale, ndërsa më vonë ishte fshirë edhe profili nga posta zyrtare elektronike e MASH-it”, njoftuan nga MPB.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër