Shkup, 12 gusht, Zhurnal.mk – Gjatë dy ditëve të fundit si rezultat i kontrolleve të rregullta të rrugore që realizohen nga nëpunësit policorë të të gjithë sektorëve të punëve të brendshme në rrugët e vendit, janë konstatuar gjithsej 1.322 kundërvajtje rrugore, njoftoi MPB-ja.
Nga gjithsej 1.322 urdhërpagesa të lëshuara, 400 kundërvajtje kanë të bëjnë me shoferë që nuk kanë respektuar shpejtësinë e përshkruar të lëvizjes.
“Janë privuar nga liria 32 persona, nga të cilët tre për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 15 për vozitje pa patentë shoferi dhe një për shkak të ndalimit të shqiptuar më parë për drejtimin e automjetit.
Gjatë periudhë së njëjtë janë sekuestruar 13 automjete në përputhje me nenin 300-b të Kodit Penal.
Më tej, sipas pasqyrës statistikore të veprimtarive policore, gjatë dy ditëve të fundit janë evidentuar 302 kundërvajtje për parkim të parregullt, si dhe 16 sanksione për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit”, theksohet në kumtesë.
Nga ana tjetër, siç njoftojnë nga atje në përputhje me dispozitat e Ligjit për Sigurinë Qarkullimit Rrugor, janë sanksionuar 106 drejtues të motoçikletave për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse.
Gjithashtu, janë sanksionuar 67 pjesëmarrës në trafik të cilët nuk kanë përdorur rripin e sigurisë. Në përputhje me Ligjin për Automjetet, tetë automjete janë mënjanuar nga qarkullimi për shkak se ishin të paregjistruara, ndërsa dy për shkak të parregullsive teknike. Janë sanksionuar edhe pesë shoferë për mosrespektimin e kushteve të përshkruara lidhur me errësimin e xhamave të automjeteve (folitë).
Nga MPB-ja theksojnë se kontrollet rrugore do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret rrugore dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.
