Arrestohet 37-vjeçari në Shkup, transportonte dru pa dokumente dhe pa patentë shoferi

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 nëntor, Zhurnal.mk – Më 05.11.2026, rreth orës 19:00, në fshatin Kuçevishte të Shkupit, policia ka ndaluar një automjet të tipit “Suzuki”, të drejtuar nga M.K. (37) nga Shkupi, në të cilin transportoheshin dru zjarri pa dokumentacion përkatës për origjinën dhe transportin e tyre.Personi është privuar nga liria në bazë të nenit 104, paragrafi 11 të Ligjit për Pyjet dhe është dërguar në stacion policor për procedura të mëtejshme. Për rastin është njoftuar edhe Policia Pyjore.Gjatë kontrolleve shtesë, policia ka konstatuar se 37-vjeçari nuk posedonte as patentë shoferi.Është njoftuar prokurori publik kompetent, ndërsa ndaj personit, sipas udhëzimeve të tij, do të parashtrohet kallëzim penal në bazë të nenit 297-a të Kodit Penal.

artikuj të ndërlidhura