Tetovë, 20 qershor Zhurnal.mk – Sot u mbajt mbledhja e Kuvendit Qendror të PDSH, në të cilën u zgjodh edhe Kryesia Qendrore e re e partisë.
Sipas vendimeve të marra, në krye të Kuvendit Qendror u zgjodh Sali Ajdini si Kryetar, ndërsa Sekretar Gjeneral do të jetë Visar Palloshi.
Nënkryetarë të Kuvendit Qendror u zgjodhën:
Ylber Idrizi
Valbona Toska
Fejzi Xhelili
Halil Krasniqi
Para të pranishmëve një fjalim mbajti kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili foli për zhvillimet aktuale politike, sfidat me të cilat përballen shqiptarët në vend, si dhe vizionin e partisë për periudhën e ardhshme.
Mbledhja u zhvillua në një atmosferë konstruktive dhe demokratike, me theks në forcimin e strukturave partiake dhe avancimin e objektivave politike të PDSH-së.
Në fund, u përcollën urime për të gjithë të zgjedhurit në përgjegjësitë e reja.
