Tiranë, 30 shtator, Zhurnal.mk – Në kuadër të Reformës në Drejtësi, Kryeministri Edi Rama ka prezantuar projektndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, duke vënë theksin te kufizimi i përdorimit të masës së arrestit me burg.
“Procedimi penal duhet të nisë nga zanafilla e lirisë, jo nga burgu si zanafillë.
Gjykata duhet të nisë nga liria, të shqyrtojë masat më të buta, të nisë nga arresti në shtëpi. Për veprat me dënim 3 vjet, nuk do caktohen masa shtrënguese. Nën 5 vjet s’do të ketë arrest me burg. Natyra e veprës nuk do mjaftojë më. Rreziku duhet të jetë konkret dhe aktual. Gjykata duhet të bëjë vlerësim të pavarur dhe nëse kopjon argumentet e prokurorit, vendimi bëhet i pavlefshëm. Sa herë caktohet arresti, gjykata duhet të caktojë gjendjen pasurore. Çdo muaj prokurori duhet t’i raportojë gjykatës nëse arsyet e masës ekzistojnë.
Paketa forcon edhe mbrojtjen e njerëzve me gjendje të cenueshme“, u shpreh Rama.
Sakaq kreu i qeverisë theksoi se “Paraburgimi që sipas Kushtetutës duhet të jetë masa e fundit në Shqipëri është qendra. Kjo paketë është përgjigje konkrete ndaj problemit real. Pakete vjen si arkitekturë e vetme e koherente“.
