Përfundoi mbledhja e Qeverisë, ja vendimet e fundit

nga Xh M

Shkup, 27 janar – Në mbledhjen e sotme të Qeverisë u miratuan disa vendime të rëndësishme, të cilat sipas Qeverisë përbëjnë një konfirmim të qartë të përkushtimit të vazhdueshëm ndaj integrimit evropian të shtetit, si dhe ndaj mbrojtjes së interesit publik dhe parimeve demokratike.

Siç u theksua, me hapat e sotëm Qeveria bën një përparim të rëndësishëm në drejtim të forcimit të lirisë së shprehjes dhe avancimit të dialogut publik. Një nga vendimet kyçe është formimi i një grupi pune që do të punojë për vendosjen e një mekanizmi për mbrojtje nga keqpërdorimi i të ashtuquajturave padi strategjike kundër pjesëmarrjes publike, çështje për të cilën gazetarët dhe komuniteti mediatik kanë ngritur shqetësime prej vitesh.

Nga Qeveria vlerësojnë se ky vendim përbën një sinjal konkret të gatishmërisë për t’iu përgjigjur sfidave thelbësore shoqërore, me një qasje proaktive dhe të përgjegjshme.

Përveç kësaj, në mbledhje u miratua edhe Ligji për prodhimin bujqësor organik, me të cilin bëhet një hap i rëndësishëm drejt mbështetjes së prodhuesve të vegjël bujqësorë. Zgjidhja e re ligjore parashikon procedura të thjeshtuara për certifikim, përmes uljes së kostove të inspektimit dhe certifikimit, gjë që pritet të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e konkurrueshmërisë së produkteve organike në treg.

Njëkohësisht, përmirësohet edhe korniza ligjore, me dispozita më të qarta dhe më të sakta, plotësisht të harmonizuara me standardet evropiane, duke përmbushur kështu edhe një tjetër obligim nga procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More