Virusi Nipah ngre alarmin në Azi, skanim i pasagjerëve me teknikat e përdorura gjatë Covid-19

Nga admin
476 e lexuar
A+A-
Rivendos

Pekin, 27 janar – Aeroportet në pjesën më të madhe të azisë kanë rritur alarmin dhe kanë nisur shtrëngimin e masave të sigurisë duke skanuar pasagjerët për shkak të shpërthimit të virusit Nipah në disa shtete të Indisë, Tajlandës, Nepalit dhe Tajvanit. Këto vende dhe rajone kanë marrë masa, pasi pesë raste me virus janë shfaqur në shtetin indian të Bengalit perëndimor.

Nipah është një virus që ndodhet tek kafshët dhe përhapet tek njerëzit nga derrat, lakuriqët e natës dhe kafshë në ambjent të hapur. Në bengalin perëndimor mbi 100 persona janë futur në karantinë, pasi virusi është diktuar në një nga spitalet e zonës. Një doktor, një infermiere dhe disa persona të spitalit kanë rezultuar pozitivë, menjëherë pas dy infermierëve që punonin në të njëjtin spital.

Në Tajlandë, Ministria e Shëndetit Publik ka kërkuar skanimin e pasagjerëve në aeroportet kryesore të vendit për të gjithë pasagjerët që vijnë nga bengali perëndimor, duke përdorur të njëjtën teknikë gjatë pandemisë së Covid-19. Virusi, sipas specialistëve të shëndetit, mund të kalojë një kafsha tek njeriu dhe nga një person tek një tjetër.

“Pasagjerët që arrijnë në aeroport me temperaturë ose simptoma të virusit Nipah, do të transferohen në dhoma kuarantine, ndërsa autoritetet në Tajvan kanë planifikuar ta listojnë Nipah si virus të kategorisë 5, si kategoria më e lartë dhe më serioze e infektimeve nën ligjin lokal”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka përshkruar virusin Nipah si “prioritet të momentin, për shkak të forcës dhe frikës së përhapjes si një pandemi”. Simptomat e virusit janë temperature, dhimbje koke, dhimbje e muskujve, të vjella dhe dhimbje fyti. Simptomat më serioze janë marrje mendsh, rënie të fikti, probleme të forta të frymëmarrjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër