Përfundon Loti 2 i rrugës Papër–Ura e Grykshit

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përfundimin e punimeve në Lotin 2 të rrugës Papër–Ura e Grykshit, në qarkun e Elbasanit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar pamje nga aksi i përfunduar, pjesë e të cilit është edhe një urë me gjatësi 330 metra.

Sipas kryeministrit, investimi synon të rrisë sigurinë rrugore dhe të lehtësojë lidhjen mes zonave.

“Përfundon edhe Loti 2 i rrugës Papër–Ura e Grykshit, Elbasan, ku përfshihet edhe një urë 330 metra e gjatë. Një tjetër investim që rrit sigurinë rrugore dhe lehtëson lidhjen mes zonave”, shkruan Rama.

artikuj të ndërlidhura