Përfundon rruga e Palaqit në Prezë, Balla: Kemi përmbushur dy kërkesat kryesore të banorëve

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Prezë, 10 tetor Zhurnal.mk – Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun Tiranë, Taulant Balla, së bashku me kryetarin e Bashkisë Vorë, Blerim Shera, inspektuan përfundimin e investimit në infrastrukturën rrugore në Palaq, në Njësinë Administrative Prezë.

Investimi përfshin 3.6 kilometra rrugë, si dhe lidhjet me lagjet përreth, duke përmirësuar aksesin dhe kushtet e lëvizjes për banorët e zonës.

Gjatë vizitës, Balla theksoi se investimet në infrastrukturë do të vijojnë në të gjithë territorin e Bashkisë Vorë, me qëllim përmbushjen e kërkesave të komunitetit. Ai vuri në dukje gjithashtu potencialin e Prezës për zhvillimin e agroturizmit dhe krijimin e mundësive të reja ekonomike.

Krahas infrastrukturës rrugore, një tjetër investim i rëndësishëm për banorët është ndërhyrja në rrjetin e furnizimit me energji elektrike.

“Dy kërkesat kryesore që kishte kjo lagje i kemi përmbushur”, u shpreh Balla, duke iu referuar investimeve në rrugë dhe në rrjetin elektrik.

Përfundimi i këtyre investimeve përbën një përmirësim të drejtpërdrejtë të infrastrukturës dhe të kushteve të jetesës për banorët e zonës së Palaqit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër