Përhapet zjarri në rajonin e Shtipit, angazhohet edhe një „Air Tractor“ – një person pëson lëndime të lehta

Nga Xh M
558 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shtip, 14 qershor Zhurnal.mk – Një person ka pësuar djegie të lehta në zjarrin që shpërtheu sot mes fshatrave Dollan dhe Luboten në Komunën e Shtipit, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza. Ekipet e Ndihmës së Shpejtë kanë intervenuar menjëherë dhe personit i është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore. Sipas informacioneve të deritanishme, nuk ka persona të tjerë të lënduar.

Pas paraqitjes së zjarrit në territorin e fshatit Dollan, Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Shtip reagoi menjëherë me dy ekipe zjarrfikësish.

Në përpjekjet për shuarjen e flakëve është përfshirë edhe një avion i tipit „Air Tractor“, i cili ka nisur hedhjen e ujit mbi zonën e përfshirë nga zjarri. Në terren janë angazhuar 18 zjarrfikës nga NjTKZ-Shtip, 12 vullnetarë nga Shoqata Vullnetare Kundër Zjarrit në Shtip, si dhe banorë të zonës.

Për të parandaluar përhapjen e flakëve drejt shtëpive në fshatin Dollan, me ndihmën e makinerive të rënda janë hapur korridore mbrojtëse. Për shkak të terrenit të vështirë dhe të paarritshëm, zjarri po luftohet edhe me mjete manuale.

Sipas Zoran Mlladenovskit nga Shoqata Vullnetare Kundër Zjarrit në Shtip, aktualisht po bëhen përpjekje intensive që flakët të mos përfshijnë një pyll të vjetër me pisha.

Nga ana e fshatit Dollan, falë krijimit të brezave mbrojtës me traktorë, zjarri është vënë nën kontroll dhe është eliminuar rreziku për përhapje drejt zonës së banuar. Megjithatë, flakët vazhdojnë të përhapen në drejtim të fshatit Luboten, ku po digjen bar i thatë, bimësi e ulët dhe pyje me pisha.

Në operacionin për lokalizimin e zjarrit janë angazhuar një automjet zjarrfikës, tre xhipa zjarrfikës, dhjetë zjarrfikës, një makineri pune e ndërmarrjes publike „Shtipion“, katër traktorë, si dhe ekipe të policisë dhe të Ndihmës së Shpejtë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër