Shuhet nga jeta prof. Dr. Murat Murati

Nga R.ZH
689 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Strugë, 14 qershor, Zhurnal.mk – Ditën e diel ka ndërruar jetë profesori i njohur universitar Dr. Murat Murati, një emër i respektuar në fushën e shkencave biologjike dhe botanikës.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët njoftuan se lamtumira e fundit do t’i jepet të hënën në qytetin e Strugës.

Dr. Murat Murati pas përfundimit të shkollës fillore vazhdoi shkollimin në Normalen e Shkupit. Fillimisht punoi si mësues në Zajaz, ndërsa më pas vijoi studimet në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, ku u diplomua me sukses në drejtimin e Biologjisë. Pas diplomimit u punësua si profesor në Normalen e Shkupit.

Karrierën akademike e zhvilloi më tej në Universitetin e Zagrebit, ku përfundoi me sukses studimet pasuniversitare, duke marrë gradën e magjistrit dhe më vonë doktoraturën në shkencat biologjike, në degën e botanikës. Ai u bë një ndër lihenologët më eminentë në Ballkan dhe më gjerë.

Gjatë karrierës së tij, Dr. Murati shërbeu si profesor i rregullt në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjakovë dhe ishte ndër profesorët e parë të Universitetit të Tetovës, duke dhënë një kontribut të çmuar në arsimin e lartë shqiptar.

Me ndarjen e tij nga jeta, komuniteti akademik humb një profesor, studiues dhe pedagog të shquar, i cili la gjurmë të rëndësishme në fushën e biologjisë dhe botanikës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër