Përleshje me sende të mprehta pas një konflikti pronësor në Forinë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Gostivar, 30 tetor Zhurnal.mk – Njësia e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar ka ngritur kallëzim penal ndaj A.J. (51) nga fshati Forinë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale „Rrezikimi me mjet të rrezikshëm gjatë përleshjes ose grindjes“.

Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur më 13 gusht 2026, në oborrin e përbashkët të të denoncuarit dhe një personi tjetër me inicialet V.A. Pas mosmarrëveshjeve të mëparshme pronësore-juridike, të dy kanë tentuar të përleshen duke përdorur sende të mprehta.

artikuj të ndërlidhura