Shkup, 30 tetor Zhurnal.mk – Në Maqedoninë e Veriut kemi rritje të prodhimin industrial, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, por kjo rritje nuk ishte e njëjtë në të gjithë sektorët, ashtu që në disa sektorë u regjistrua edhe ulje.
“Prodhimi industrial në muajin shtator të vitit 2026 është zmadhuar për 2.4% krahasuar me muajin shtator të vitit 2025”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, por në periudhën janar-shtator kemi rritje vetëm 0.8 përqind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Në sektorin e nxjerrjes së qymyrit dhe linjitit kemi ulje për 68 përqind, ndërsa rritje më e madhe u regjistrua te prodhimi i produkteve të tjera minerale jometalike (64.4 %).
