Tiranë, 29 korrik, Zhurnal.mk – Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë, ditën e mërkurë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, ndërsa vranësirat do të jenë gjithnjë e më të pakta, krahasuar me fundjavën e kaluar.
Moti parashikohet me kthjellime, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta deri mesatare dhe kalimtare gjatë orëve të mesditës, kryesisht përgjatë relieveve malore në jug.
Sipas parashikimeve, priten reshje shiu me intensitet të ulët përgjatë zonave malore në jug të vendit.
Era do të fryjë nga drejtimi verilindje–veriperëndim, me shpejtësi rreth 7 m/s, e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1–2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 21/35 | Diell |
| Kukës | 16/32 | Diell |
| Lezhë | 21/34 | Diell |
| Dibër | 15/33 | Diell pak re |
| Durrës | 21/35 | Diell |
| Tiranë | 24/37 | Diell pak re |
| Elbasan | 22/38 | Diell pak re |
| Berat | 20/38 | Diell pak re |
| Vlorë | 24/35 | Diell pak re |
| Korçë | 17/34 | Diell pak re |
| Gjirokastër | 18/38 | Diell pak re |
| Sarandë | 24/35 | Diell pak re |
