Rritet sërish çmimi i naftës në Kosovë

Nga D V
1,027 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 29 korrik, Zhurnal.mk – Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës, të cilat do të vlejnë për ditën e sotme, 29 korrik.

Sipas vendimit të MINT-it të 3 korrikut 2026, çmimet maksimale janë:

Nafta (dizel): 1.74 euro-litri;
Benzina: 1.53 euro-litri;
Gazi: 0.60 euro-litri.
Ministria ka bërë të ditur se këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në publikimin e vendimit të radhës.

Po ashtu, MINT-i u ka bërë thirrje qytetarëve që çdo ankesë lidhur me mosrespektimin e çmimeve të lejuara ta adresojnë përmes adresës elektronike konsumatori@rks-gov.net ose në numrin pa pagesë 0800 11000.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër