Përplasen dy trena në Kroaci, 25 të plagosur

Nga Xh M
455 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Križevc, 9 gusht Zhurnal.mk – Një aksident i rëndë hekurudhor është regjistruar pranë Križevcit në Kroaci, ku përplasja mes një treni pasagjerësh dhe një treni mallrash ka lënë të plagosur 25 persona.

Sipas mediave kroate, asnjë prej të plagosurve nuk ndodhet në rrezik për jetën, ndërsa tre prej tyre po marrin trajtim mjekësor në Zagreb.

Hetimet për përcaktimin e shkakut të aksidentit vijojnë. Një nga pistat që po shqyrtohet është mundësia që treni i mallrave të ketë kaluar pavarësisht sinjalit “STOP”, duke ngritur dyshime për gabim njerëzor. Megjithatë, shkaku nuk është përcaktuar ende zyrtarisht.

Këqyrja në vendngjarje ka përfunduar dhe ka nisur largimi i trenave të dëmtuar nga shinat.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër