Përsëri radari i Listes së Shangait nuk e kap asnjë universitet nga Maqedonia e Veriut!

Nga D. V.
591 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 gusht, Zhurnal.mk – Asnjë universitet nga Maqedonia e Veriut nuk u rendit mes 1.000 institucioneve më të mira të arsimit të lartë në botë në Listën e Shangait për vitin 2026, përkatësisht në Renditjen Akademike të Universiteteve Botërore (ARWU).

Universitetet vendase edhe këtë vit mungojnë në këtë listë të rëndësishme botërore, në të cilën institucionet e arsimit të lartë renditen sipas rezultateve të tyre në arsim dhe në veprimtarinë kërkimore-shkencore.

Mungesa e universiteteve vendase rihap edhe një herë çështjen e cilësisë dhe dukshmërisë ndërkombëtare të arsimit të lartë në vend, investimeve në shkencë, numrit të punimeve të publikuara në revista të njohura ndërkombëtare dhe mbështetjes që u ofrohet studiuesve.

Lista e Shangait i vlerëson universitetet sipas gjashtë treguesve.

Në tri vendet e para të Listës së Shangait për këtë vit janë universitetet amerikane Harvard dhe Stanford, si dhe Instituti i Teknologjisë në Massachusetts (MIT). Në vendin e katërt është Universiteti britanik Cambridge, ndërsa në pozitën e pestë ndodhet Universiteti i Kalifornisë në Berkeley.

Sipas metodologjisë së ARWU-së, çdo vit vlerësohen më shumë se 2.500 universitete, por publikohen vetëm 1.000 më të mirat. Asnjë institucion i arsimit të lartë nga Maqedonia e Veriut nuk është renditur në mesin e tyre.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër