Petrushevski: A ka turp Valbon Limani, kryetari i Gostivarit, i cili thotë se nuk ndien asnjë përgjegjësi morale

Nga I.A
905 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 korrik, Zhurnal.mk – Deputeti i VMRO‑DPMNE-së, Brane Petrushevski, pyeti sot nëse kryetari i Gostivarit, Valbon Limani, ka ndjenjë turpi, pasi deklaroi se nuk ndien asnjë përgjegjësi morale për skandalin me ujin e ndotur.

“Kandidati i Filipçes, Ahmetit dhe Taravarit, Valbon Limani, dje tha se për skandalin me ujin, nga i cili u prek drejtpërdrejt i gjithë qyteti i Gostivarit, nuk ndien asnjë përgjegjësi morale. Me çfarë fytyre del para bashkëqytetarëve të tij dhe pa turp e pa ndjenjë përgjegjësie thotë se nuk është ai fajtor për gabimet e njerëzve që vetë i ka emëruar për të drejtuar ndërmarrjet komunale? Për dallim nga Valbon Limani, Ljupço Papazov nga Koçani, pas zjarrit në ‘Puls’, menjëherë dha dorëheqje nga funksioni i kryetarit të komunës dhe së bashku me dy paraardhës të tij u dërgua në paraburgim për një objekt privat”, deklaroi Petrushevski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër