Shkup, 26 shtator Zhurnal.mk – Ndërkohë VMRO-DPMNE-ja vazhdon të komentojë përplasjet në LSDM. Sipas deputetit Brane Petrushevski Maqedonisë i duhet një opozitë e fortë, dhe jo një LSDM siç është tani, një parti së cilës VMRO-DPMNE-ja i është fajtore për gjithçka. Petrushevski akuzon liderin e LSDM-së, Venko Filipçe, se po përhap panik dhe histeri, duke deklaruar se Mickoski është mbështetës i platformës së përbërë nga ish-funksionarë dhe funksionarë aktualë të partisë së tyre.
“Për Filipçen, VMRO-DPMNE-ja është fajtore për gjithçka, madje edhe për zhvillimet brenda partisë së tij. Nëse për Filipçen mënyra e vetme e veprimit është histeria që po përhap, nëse është përcaktuar vetëm për kritika dhe sulme ndaj gjithçka dhe çdokujt, madje edhe ndaj ish-bashkëpartiakëve, anëtarëve dhe ish-funksionarëve të partisë, atëherë vërtet është duke ndjekur një rrugë të gabuar. VMRO-DPMNE-ja, si parti që tani udhëheq Qeverinë, mund të vazhdojë vetëm të kujdeset për qytetarët, ndërsa Filipçen, me qëllim të mirë, e këshillojmë që dëshpërimin dhe sulmet t’i lërë mënjanë. Maqedonisë i duhet një opozitë e fortë, dhe jo një LSDM siç është tani, një parti së cilës VMRO-DPMNE-ja i është fajtore për gjithçka”, tha Brane Petrushevski – VMRO DPMNE.
