Petrushevski: Filipçe dhe LSDM po ushtrojnë presion ndaj BPRMV-së dhe Alta Bankës për ta blerë me çmim të ulët

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 nëntor, Zhurnal.mk – Filipçe dhe LSD-ja, me presionin ndaj Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut (BPRMV) dhe Alta Bankës, po krijojnë terren që një biznesmen i afërt me ta ta blejë bankën me çmim të ulët, akuzoi sot në konferencë për shtyp Brane Petrushevski, zëvendëssekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së dhe deputet.

Sipas Petrushevskit, aktivitetet e partisë opozitare në muajt e fundit janë udhëhequr nga interesa biznesore.

“Ajo që e bënë me muaj të tërë nuk ishte për shkak të ndonjë bote serbe, por për shkak të interesave biznesore të Filipçes dhe mentorit të tij Zaev. Qëllimi i Filipçes dhe LSD-së në rastin e Alta Bankës është të krijojnë panik dhe kaos në botën bankare, se banka është para kolapsit dhe se është jolikuide, që nesër një biznesmen i afërt me Filipçen dhe Zaevin t’i blejë aksionet me çmim qesharak”, theksoi Petrushevski.

Si një nga dëshmitë për këto pretendime, ai përmendi deklaratën e djeshme të sekretarit të përgjithshëm të LSD-së, Aleksandar Dimitrijeviq.

“Një nga disa dëshmitë që e mbështesin këtë informacion është konferenca për shtyp e djeshme e sekretarit të përgjithshëm të LSD-së, Aleksandar Dimitrijeviq, i cili kërkoi që FSPI-ja të mos ua paguajë pensionet përfituesve të Alta Bankës, me çka kryen vepër penale sipas nenit 315 të Kodit Penal. Janë zbuluar. Përveç kriminalitetit, parave dhe korrupsionit, asgjë tjetër nuk i intereson”, deklaroi ai.

Petrushevski u dërgoi mesazh qytetarëve që të jenë të qetë sa i përket stabilitetit të sektorit financiar.

“Prandaj, u porosisim qytetarëve të jenë të qetë. Përderisa kryeministër është kryetari Mickoski dhe VMRO-DPMNE është në pushtet, do të ketë paga dhe pensione, ndërsa bankat nuk do të falimentojnë”, përfundoi Petrushevski.

artikuj të ndërlidhura