Pezeshkian: Marrëveshja kornizë me SHBA-në baza e diplomacisë së ardhshme

Nga D. V.
530 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Teheran, 3 gusht, Zhurnal.mk – Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, deklaroi se marrëveshja kornizë e arritur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shërbejë si bazë për marrëdhëniet e ardhshme diplomatike mes dy vendeve.

“Duhet të bëjmë gjithçka për ta detyruar armikun t’u përmbahet angazhimeve që ka nënshkruar.” shkroi Pezeshkian në platformën X.

Sipas tij, kjo marrëveshje do të forcojë sigurinë e Iranit, të rajonit dhe të aleatëve të Teheranit.

Irani dhe SHBA-ja arritën një marrëveshje kornizë në mesin e muajit qershor për t’i dhënë fund luftës.

Palët parashikuan që detajet e saj të përpunoheshin gjatë një periudhe tranzitore 60-ditore, megjithatë gjatë kësaj kohe janë regjistruar sulme të përsëritura nga të dyja palët.

Së fundmi, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se kishte anuluar një valë të re sulmesh ndaj Iranit, pasi, sipas tij, tashmë ekzistojnë “konturet e një marrëveshjeje”.

Nga ana e Iranit nuk pati një konfirmim të menjëhershëm për këtë deklaratë. /Ad.Ab./ a.jor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër