Shtetasi Kosovës privohet nga liria: “Fluturonte” me 220 km/h në autostradë ku e lejuara është 120 km/h

Nga D. V.
525 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 gusht, Zhurnal.mk – Një shtetas i Kosovës është privuar nga liria pasi është konstatuar duke drejtuar automjet me shpejtësi prej 220 kilometrash në orë në autostradën A1, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 120 kilometra në orë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se sot, në orën 08:41, në parkingun Miletkovo në autostradën A1, zyrtarë policorë nga SPB Strumicë – NJR Gjevgjeli kanë privuar nga liria 36‑vjeçarin Sh.Z. nga Kosova.

Gjatë kontrollit të komunikacionit është konstatuar se ai drejtonte automjetin “Mercedes” me targa të Kosovës me shpejtësi prej 220 kilometrash në orë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”, në pajtim me nenin 297‑a të Kodit Penal.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër