Po bënte foto, turistja holandeze bie nga kati i 12 i Kalasë së Beratit

Nga Xh M
425 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Një turiste e moshuar me shtetësi shqiptare dhe kombësi e pasaportë holandeze, u plagos teksa u rrëzua nga muri i Kalasë së Beratit ditën e sotme.

Ngjarja ndodhi teksa 69-vjeçarja ndodhej së bashku me familjen e saj në qytetin e gurtë, për vizitë turistike. E plagosura është banuese në Tiranë dhe me kombësi e pasaportë holandeze.

Por aksidentalisht është rrëzuar nga muri teksa përpiqej të bënte fotografi artistike. Sipas policisë vendore, ajo ka shkarë nga muri rrethues i Kalasë së Beratit.

Fatmirësisht, 69-vjeçarja ra mbi një pirg me shkurre e degë pishe dhe si pasojë e rrëzimit, mësohet se turistja ka thyer njërën këmbë dhe ka marrë lëndime të shumta në trup.

Turistja ka rënë aksidentalisht nga një lartësi prej rreth 12 metrash.

Ajo u transportua me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku u mbajt nën kujdesin e mjekëve dhe me plagë të rënda.

“Rreth orës 12:30, në lagjen “Kala”, Berat, shtetasja L. T. (K)., 69 vjeçe, banuese në Tiranë, me kombësi holandeze dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga një mur. Si pasojë, ka pësuar dëmtime dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhej në njoftimin zyrtar paraprak të policisë vendore.

Më pas, e plagosura mësohet se është transportuar me urgjencë drejt Spitali i Traumës në Tiranë, për shkak të frakturave dhe mjekim të specializuar.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, që po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat, që po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Një nga guidat turistike në Kala, shtetasi Sajmir Hatija, ka qenë edhe personi që i ka dhënë të plagosurës ndihmën e parë mjekësore. Ai tha se priti deri në mbërritjen e ndihmës së shpejtë dhe dërgimin në spital.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër