Po realizohen 27 proekte kapitale në Kumanovë

Nga Xh M
586 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kumanovë, 26 korrik Zhurnal.mk – Në kuadër të aktiviteteve infrastrukturore në komunën e Kumanovës aktualisht po punohet në realizimin e 27 projekteve të mëdha kapitale, një pjesë e të cilave do të rrumbullaksohen deri në fund të këtij viti, ka njoftuar kreu i Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

Bëhet fjalë për projekte të rëndësishme i frastrukturore në rend të parë siç është rasti me rikonstruimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit por edhe investimeve të tjera rrugore.

“Intenzivisht po punohet në ndërrimin e rrjetit kryesor të ujësjellësit, përmes të cilit 70% e qytetit dhe e amvisërive furnizohen me ujë e që është i ndërtuar madje para 7 dekadash, mirëpo që askush deri më tani nuk ka patur guximin ti hyj një projekti të këtillë. Gjithashtu në rrafshin infrastrukturorë intervenohet edhe në rrugët tjera siç është Mosha Pijade, ku po ndërrohet infrastruktura e tërësishme nëntokësore. Duhet theksuar se po të mos ishte mbështetja financiare nga qeveria nuk do të kishim projekte të këtilla. Jam tejet i kënaqur sidomos në pjesën e mbështetjes financiare për administratat lokale ku për momentin mbi 300 milion Euro po investohen drejtpërsëdrejti si mbështetje financiare nga Qeveria e RMV.”, theksoi mes tjerash kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

Vlen të përmendet se ndër projektet kapitale infrastrukturore në Kumanovë është edhe rikonstruimi dhe asfaltimi i tërësishëm i rrugës Bajram Shabani si dhe rikonstruimi i rrugës Industriale, që është pritur dekada me radhë.

Ndryshe kjo rrugë lidhë Kumanovën me fshatrat e komunës së Likovës por edhe rrugën rajonale Kumanovë – Shkup e që paraqet një rëndësi të veçantë jo vetëm për qytetarët që e frekuentojnë por edhe bizneset që janë të vendosura në këtë rrugë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër