Po shuhen zjarret në fshatrat e Studeniçanit

Nga Xh M
718 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 gusht Zhurnal.mk – Brigada zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit po intervenon në mënyrë aktive për shuarjen e zjarrit në fshatrat në Komunën e Studeniçanit, ndërsa në shuarje të zjarrit janë angazhuar edhe tre aeroplanë të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim.

Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Muhamed Ali së bashku me ekipet zjarrfikëse në terren, po e ndjekë gjendjen dhe koordinimin e aktiviteteve, me qëllim që të reagohet me kohë dhe të parandalohet përhapja e mëtutjeshme e zjarrit.

Për momentin nuk ka rrezik për asnjë vendbanim.

Ekipet do të qëndrojnë edhe gjatë tërë natës, ndërsa gjendja do të ndiqet në vazhdimësi, informojnë nga QMK.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër