Polici i trafikut përfundon në paraburgim, arkëtonte gjobat dhe i mbante paratë për vete

Nga D. V.
483 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 gusht, Zhurnal.mk – Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar ka nisur procedurë kundër një polici të komunikacionit rrugor pranë SPB Shkup, i dyshuar për “keqpërdorim të pozitës zyrtare”.

Sipas prokurorisë, në periudhën prill–korrik të këtij viti, i dyshuari i arkëtonte në para të gatshme gjobat për parkim të parregullt në depon e Ndërmarrjes Publike “Parkingu i Qytetit”, në vend që përmes POS-terminalit, dhe i mbante paratë për vete.

Në disa raste dyshohet se e kualifikonte kundërvajtjen si më të lehtë për të shqiptuar gjobë më të vogël, ndërsa në të tjera nuk hartonte fare procesverbal, duke i lejuar automjetet të largoheshin nga depoja pa u paguar gjoba.

Dëmi ndaj buxhetit shtetëror vlerësohet së paku 85.500 denarë. Me propozim të prokurorisë, bazuar në rrezikun e ikjes, të përsëritjes së veprës dhe të ndikimit mbi dëshmitarët gjyqtari i caktoi të dyshuarit masën e paraburgimit prej 8 ditësh.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër