Policia e Kosovës në Kaçanik arreston një të dyshuar për krime lufte

Nga Xh M
312 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kaçanik, 5 prill Zhurnal.mk – Hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës në Kosovë kanë arrestuar një të dyshuar për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile”, në Kaçanik.

Sipas Policisë, rasti lidhet me ngjarje të datës 09.03.1999, ndërsa pas një pune hetimore dhe grumbullimit të provave, i dyshuari është arrestuar dje.

Gjatë aksionit policor është bastisur edhe prona e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar fishekë, armë, uniformë e MUP-it, si dhe pajisje të ndryshme që mund të shërbejnë si prova materiale.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër