Arrestohen 4 persona për dhunë në familje

Nga Xh M
390 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Katër persona janë privuar nga liria, ndërsa janë paraqitur shtatë kallëzime në Kumanovë, Tetovë, Shkup dhe Kërçovë, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

“Më 03.04.2026 në ora 10:15, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria M.M. (32) nga rajoni i Kumanovës, pasi për një periudhë më të gjatë kohore fizikisht e ka keqtrajtuar bashkëshorten e tij dhe i është kanosur. Më 03.04.2026 në ora 21:26 në SPB Tetovë, një grua 31-vjeçare nga Tetova raportoi se në shtëpinë e tyre familjare ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj I.M. (31). I.M. është privuar nga liria dhe është ndaluar në stacion policor”, njoftuan nga MPB.

Më 02.04.2026 në ora 23:00 në SPB Tetovë, një grua 23-vjeçare nga Tetova ka raportuar se në shtëpinë e tij ishte shqetësuar psikologjikisht dhe fizikisht nga partneri i saj i pamartuar.

“Më 03.04.2026 në ora 21:30 në Stacionin Policor Kisella Vodë, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë zhvilluar bisedë zyrtare me A.S. (38) nga Shkupi, pasi në shtëpinë e partneres së tij 57-vjeçare në zonën e Qendrës ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj saj dhe nënës së saj. Më 03.04.2026 rreth orës 07:00 në SPB Shkup, një i mitur raportoi se në zonën e Shuto Orizarit, në shtëpinë ku qëndronte, ishte sulmuar fizikisht nga R.N., i cili ishte kujdestari i tij përmes Qendrës Ndërkomunale për Punë Sociale Shkup”, njofton MPB.

Dje në ora 02:45 pas mesnate në Kërçovë, zyrtarët policorë kanë arrestuar një 44-vjeçar nga Kërçova, E.B. (44), pasi në shtëpinë familjare fizikisht e ka sulmuar bashkëshorten e tij 41-vjeçare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër