Policia Financiare e RMV-së paditi pesë persona dhe dy kompani për pastrim parash dhe mashtrim

Nga D V
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 shtator, Zhurnal.mk – Drejtoria e Policisë Financiare në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka paraqitur kallëzim penal kundër pesë personave fizikë dhe dy personave juridikë, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Pastrimi i parave dhe të ardhurave të tjera nga vepra penale”, nga neni 273, “Mashtrimi” nga neni 247, “Falsifikimi ose shkatërrimi i librave afaristë” nga neni 280 dhe “Shmangia nga pagesa e tatimit” nga neni 279 i Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Personi i parë i kallëzuar, D.K., në cilësinë e pronarit të një subjekti juridik nga Shkupi, gjatë vitit 2022, me qëllim që për vete dhe për personin juridik të përfitojë kundërligjshëm pasuri, ka mashtruar dhe e ka mbajtur në lajthitje një subjekt juridik nga Republika e Sllovenisë, me të cilin, në emër të personit juridik, ka lidhur kontratë për shitblerjen e shinave hekurudhore në vlerë të përgjithshme prej 21.667.680 denarësh. Pas pranimit të pagesave avans në vlerë prej 283.310 eurosh, përkatësisht 17.423.564 denarësh, ai nuk e ka dorëzuar mallin e kontraktuar dhe as nuk i ka kthyer mjetet financiare, me çka të dëmtuarit i është shkaktuar dëm në shumën e lartpërmendur.

Me qëllim që të fshihte burimin dhe vendndodhjen e mjeteve financiare që rrjedhin nga vepra penale, i kallëzuari D.K., së bashku me të kallëzuarin F.N., në cilësinë e menaxherit dhe nënshkruesit të autorizuar të llogarisë së personit juridik të kallëzuar, kanë nënshkruar urdhër me të cilin kanë transferuar 16.762.410 denarë nga llogaria e personit juridik në favor të një personi juridik nga Shtipi, për pagesën e një fature fiktive për gjoja blerjen e këmbëve të pulës. Më pas, përmes një kontrate fiktive për cedim, mjetet janë transferuar në llogarinë e H.R.

E kallëzuara F.M., në cilësinë e kontabilistes së autorizuar, nuk e ka regjistruar H.R. si kreditor të ri dhe më tej ka kryer fshehje kontabël të transaksioneve, duke i regjistruar mjetet si zëra negativë në kartelën e blerësit. Në këtë mënyrë, me qëllim që të fshihej gjurma dhe origjina e mjeteve të përfituara përmes veprës penale, të kallëzuarit i kanë fshehur transaksionet e lartpërmendura dhe nuk i kanë paraqitur në bilancin tatimor për vitin 2022.

D.M., në cilësinë e nënshkrueses së autorizuar të llogarisë së personit juridik nga Shtipi, menjëherë pas pagesës përmes faturës fiktive, ka realizuar një urdhër elektronik me të cilin mjetet i ka transferuar në llogarinë e H.R., me qëllim që të fshihej origjina dhe vendndodhja e tyre. Prej aty, i kallëzuari D.K., si person i autorizuar në llogarinë e H.R., mjetet e përfituara përmes veprës penale i ka konvertuar në valutë të huaj, ndërsa një pjesë të tyre e ka tërhequr në para të gatshme, kurse një pjesë e ka përdorur për blerjen e një automjeti.

Gjithashtu, F.N., si menaxher i personit juridik të kallëzuar nga Shkupi, gjatë vitit 2022 nuk e ka paguar tatimin personal mbi të ardhurat në vlerë prej 1.885.370 denarësh për mjetet e paguara ndaj H.R., në përputhje me kontratën e cedimit, ndërsa e kallëzuara H.R. nuk e ka deklaruar të ardhurën e realizuar në Deklaratën vjetore tatimore për tatimin personal mbi të ardhurat për vitin 2022.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër