Avokati i Kadri Veselit: Do të reagojmë për të parë se cilat janë procedurat që duhet ndjekur

Nga D V
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 16 shtator, Zhurnal.mk – Avokati i Kadri Veselit Rodni Dikson ka deklaruar se mbrojtja do të reagojë pas vendimit të fundit, duke shqyrtuar procedurat që mund të ndërmerren më tej.

Ai ka shprehur pakënaqësi me mënyrën se si është trajtuar çështja, duke vlerësuar se gjatë procesit ka pasur mungesë të dëshmive të mjaftueshme.

“Ka pasur mungesë të dëshmive dhe ne do të reagojmë për të parë se cilat janë procedurat që duhet ndjekur. Për fat të keq, kjo nuk është një ditë e mirë për Kosovën, për ligjin në përgjithësi”, ka deklaruar avokati.

Ai shtoi se mbrojtja nuk është e kënaqur me mënyrën se si është zhvilluar procesi dhe me dëshmitë e paraqitura.

“Nuk jemi të kënaqur me krejt këtë mënyrë se si është trajtuar dhe me dëshmitë që janë paraqitur”, u shpreh ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër