Shkup, 3 shtator, Zhurnal.mk – MPB Maqedoni njofton se gjatë një kontrolli të përforcuar në trafik, të fokusuar në sjelljen e këmbësorëve, në të gjithë territorin e shtetit janë konstatuar gjithsej 189 shkelje.
Kontrolli është kryer nga Sektori për Punë të Trafikut të Ministrisë së Punëve të Brendshme më 2 shtator, në periudhën nga ora 10:00 deri në 15:00.
Numri më i madh i shkeljeve është regjistruar në zonën e SPB Shtipit – 57, më pas në SPB Manastir dhe SPB Strumicë me nga 32 shkelje, ndërsa në SPB Tetovë janë regjistruar 27 shkelje.
Nga numri i përgjithshëm, 159 shkelje kanë të bëjnë me kalimin e pasigurt të rrugës, përkatësisht kalimin jashtë vendkalimit të shënuar për këmbësorë ose në vende që nuk janë të parashikuara për kalimin e këmbësorëve.
Nga MPB-ja informojnë se për të gjitha shkeljet e konstatuara janë ndërmarrë masat përkatëse, në përputhje me dispozitat ligjore.
Ministria paralajmëron vazhdimin e kontrolleve të përforcuara në trafik, me qëllim rritjen e sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.
Nga MPB-ja u bëjnë thirrje këmbësorëve që t’i respektojnë rregullat e trafikut dhe rrugët t’i kalojnë ekskluzivisht në vendkalimet e shënuara për këmbësorë ose në vende të tjera të parashikuara për kalim të sigurt.
