Policia po mbledh provat për aksidentin ku humbi jetën Agan Asani

Nga Xh M
882 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kumanovë, 9 korrik Zhurnal.mk – Policia ka njoftuar shkurt se është duke kompletuar dokumentacionin e nevojshëm për ta kallëzuar penalisht Fidan Salihin nga Kumanova i cili më 28 maj e goditi për vdekje 13 vjeçarin Agan Asani derisa ky i fundit ishte me trotinet elektrik në magjistralen Kumanovë-Shkup, përkatësisht në fshatin Çerkez.

Ditë më parë Alsat M raportoi ekskluzivisht se në analizat e gjakut Fidan Salihi ka rezultuar pozitiv në përdorimin e lëndëve narkotike. Raporti nga Departamenti për Ekespertiza Forenzike i është dorëzuar Sektorit për Punë të Brendshme në Kumanovë. Nga rrethanat e deritanishme dhe mjetet e grumbulluara si prova materiale, duke përfshi edhe ekspertizat konkrete, rezulton se Agan Asani u godit nga 25 vjeçari në aksin e vjetër rrugorë Kumanovë-Shkup, përkatësisht në fshatin Çerkez pranë xhamisë së re. Aksidenti ka ndodhur më 28 maj në orën 21:06 minuta, ndërsa Salihi dyshohet të ketë drejtuar makinën të paktën tre fish mbi shpejtësinë e lejuar. Në aksin ku ka ndodhur aksidenti, duke pasur parasysh e së bëhet fjalë për vendbanim, shpejtësia e lejuar maksimale është 30km/h. Në vendin e ngjarjes, pak metra nga lokacioni ku është goditur 13 vjeçari për vdekje, ka të vendosura tabela që kufizojnë shpejtësinë e lejuar me 30km/h, ndërsa paraprakisht ka edhe pengesa apo në gjuhën policore të njohura si “policë të shtrirë”.

Televizioni Alsat posedon incizimin i cili dëshmon momentin e goditjes për vdekje, por për shkak të ndjesisë së hetimit, i njëjti nga ana jonë nuk do të publikohet. Agan Asani ndërroi jetë më 28 maj pak minuta pasi u godit për vdekje me makinë të cilën po e drejtonte Fidan Salihi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër