“Posta”: Po punohet në zgjidhjen për përshpejtim të formaliteteve doganore dhe përpunimit të dërgesave

Nga B.M
495 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 shkurt – “Posta e Maqedonisë së Veriut” informoi se po punon në gjetjen e zgjidhjes për përshpejtim të formaliteteve doganore dhe përpunimit të dërgesave pasi që erdhi deri tek ngadalësimi gjatë përpunimit dhe kontrolleve doganore për shkak të obligimeve të reja me ndryshimet e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar (TVSH).

Me ndryshimet e Ligjit për TVSH-së, që hynë në fuqi më 18 dhjetor të vitit të kaluar, hiqet lirimi nga TVSH-ja për dërgesat e porositura onlajn në vlerë deri 22 euro, ndërsa “Posta e Maqedonisë së Veriut”, për shkak të konstatimit të TVSH-së, është e obliguar të gjitha dërgesat e porositura onlajn t’i dorëzojë për kontroll doganor. Ky obligim i ri, thonë nga atje, krijon ngadalësim gjatë përpunimit dhe kontrolleve doganore të dërgesave.

“‘Posta e Maqedonisë së Veriut’ së bashku me Drejtorinë e doganave po punon në gjetjen e zgjidhjes për përshpejtim të formaliteteve doganore dhe përpunimit të dërgesave, e tëra kjo me qëllim që të arrijnë në afat sa më të shpejtë drejt pranuesve/shfrytëzuesve”, informoi “Posta” nacionale në kumtimin në ueb-faqen e vet, duke bërë thirrje për durim dhe mirëkuptim.

Ministria e Financave paraprakisht kumtoi se pret efekte të drejtpërdrejta pozitive ndah ekonomisë dhe punës së kompanive vendore me zbatimin e ndryshimeve ligjore me të cilat hiqet lirimi nga TVSH-ja për dërgesat onlajn me vlerë deri 22 euro.

“Me heqjen e lirimit pothuajse të 4 milionë denarëve në muaj, aq sa është qarkullimi drejt onlajn-platformave të huaja në periudha të caktuara, do të rikahëzohen drejt ekonomisë vendore.Këto mjete do të ndihmojnë në rritjen e kompanive lokale, krijimin e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e kushteve dhe rrogave të të punësuarve”, informoi Ministria e Financave pasi që Kuvendi i votoi ndryshimet e Ligjit në nëntorin e vitit të kaluar.

U cek se modeli i ri do të kontribuojë për uljen e ekonomisë gri. Sistemi i deritanishëm lejonte keqpërdorime të mundshme – import të mallrave të liruara nga TVSH-ja, të cilat më tej shiteshin në tregun vendor. Zgjidhjet e reja ligjore e parandalojnë këtë praktikë dhe sigurojnë ambient të drejtë dhe të kontrolluar të tregut.

Në regjistrin e licencave të Agjencisë për posta janë evidentuar 29 kompani, nga të cilat “Posta e RMV-së” është bartëse e lejes individuale për sigurim të shërbimit universal, ndërsa të tjerat të autorizimit të përgjithshëm.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër