Spiropali e ftuar nderi në Ballon e Operës së Vjenës: Instrument i fuqishëm i diplomacisë kulturore

Nga admin
360 e lexuar

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ishte e ftuar nderi në Ballon e Operës në Vjenë, me ftesë të posaçme të ministres Federale për Punët e Jashtme të Austrisë, Beate Meinl-Reisinger.

Sipas ministres Spiropali, balloja e Operës në Vjenë u mbajt nën patronazhin e Presidentit Federal, Dr. Alexander Van der Bellen.

Spiropali theksoi se ftesa e nderit është tregues për mënyrën se si shihet Shqipëria.

“Ftesa e nderit në emër të Shqipërisë në këtë event tradicional që daton nga shek. XVIII, instrument i fuqishëm i diplomacisë kulturore, është tregues i respektit, besimit dhe vlerësimit me të cilin miqtë austriakë, shohin dhe trajtojnë Shqipërinë si pjesë e natyrshme e miqësive dhe aleancave të tyre”, shkroi Spiropali në rrjetet sociale.

Balloja e Vjenës është një nga ngjarjet më të rëndësishme për elitën austriake.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër