Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit si drejtoreshë e SHISH

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar shkarkimin e Vlora Hysenit si drejtoreshë e SHISH-it.

Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala.

“Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafi 2 të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, i ndryshuar””, me propozim të Kryeministrit, dekretoi sot shkarkimin e zonjës Vlora Hyseni nga detyra e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, ndaj Vlora Hysenit pati dy akuza të rënda nga ana e SPAK, teksa akuzohej për përkrahje të autorit të krimit dhe publikim të sekretit hetimor. Hetimet ndaj saj kanë lidhje me skandalin e AKSHI-t.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër