Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, sot viziton Shkupin

Nga D. V.
425 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 31 mars – Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova do të presë presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq, në vizitë zyrtare në vend. Presidenti malazez do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në një ceremoni në kabinetin e Presidentes, e më pas do të zhvillohet një takim kokë më kokë i presidentëve dhe më pas takim plenar i delegacioneve maqedonase dhe malazeze.

Si pjesë e vizitës zyrtare, do të nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi midis Këshillave Rinore të kabineteve të dy presidentëve.

Presidenti i Malit të Zi do të vendosë kurorë me lule në varrin e Goce Dellçevit në Kishën e Shën Spasit në Shkup.

Në orën 11:00 do të zhvillohet ceremonia zyrtare e pritjes me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake. Rreth orës 11:15 do të mbahet takim kokë më kokë. Pastaj do të pasojë takim plenar i delegacioneve.

Në orën 12:15 është paraparë nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit midis Këshillave Rinore, ndërsa pas kësaj konferencë e përbashkët për shtype presidentëve.

Në orën 13:25 do të vendoset kurorë në varrin e Goce Dellçev nga presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq.

Më 1 prill 2026, të mërkurën, duke filluar nga ora 10:00, kryetarja Gordana Siljanovska-Davkova dhe presidenti Jakov Milatoviq do të mbajnë ligjëratë të përbashkët në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër