Presidentja maqedonase para Samitit të NATO-s në Ankara: Evropa më e fortë është Evropa që jeton në paqe

Nga D V
1,154 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 korrik Zhurnal.mk – Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, tha se Evropa e bashkuar është Evropë më e fortë, por Evropa më e fortë është Evropa që jeton në paqe dhe demokraci, raporton Anadolu.

Siljanovska-Davkova, para Samitit të 36-të të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të NATO-s që po mbahet në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, theksoi rëndësinë e paqes në Evropë.

“Evropa e bashkuar është Evropë më e fortë, por Evropa më e fortë është Evropa që jeton në paqe dhe demokraci”, tha presidentja Davkova.

Samiti dyditor në Ankara, i organizuar nga Turqia, filloi dje me pjesëmarrjen e liderëve të 32 vendeve anëtare të NATO-s, përfshirë edhe presidenten maqedonase.

Pritet që ky Samit të dërgojë një mesazh uniteti dhe solidariteti mes aleatëve, pavarësisht tensioneve të fundit në marrëdhëniet transatlantike.

Temë kryesore e takimit është ndërtimi i vizionit “NATO 3.0”, sipas të cilit pritet që Evropa të marrë rol udhëheqës në mbrojtjen konvencionale, ndërsa SHBA-ja të rishikojë praninë e saj ushtarake në kontinent.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër