Presidentja Siljanovska Davkova do ta presë presidentin shqiptar Begaj

Nga D. V.
659 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 shkurt – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova do ta presë sot presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake.

Siç njofton Kabineti i presidentes, pas pritjes do të vijojnë një takim kokë më kokë, e më pas nga një takim plenar i delegacioneve të RMV-së dhe Shqipërisë.

Presidentët Siljanovska Davkova dhe Begaj do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.

Në kuadër të vizitës zyrtare, presidenti i Republikës së Shqipërisë do të vendosë një kurorë me lule te varri i Goce Dellçevit në kishën “Shën Spasi” në Shkup, njofton Kabineti i presidentes Siljanovska Davkova.

Si pjesë e vizitës zyrtare, presidenti i Shqipërisë do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, ndërsa pas nënshkrimin e Librin e përshtypjeve, do t’u drejtohet deputetëve. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër