Prezantim i shërbimeve digjitale për kompanitë në Odën Ekonomike

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 tetor, Zhurnal.mk – Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, sot do të prezantojë shërbimet, zgjidhjet dhe mundësitë digjitale të disponueshme për kompanitë anëtare të Odës Ekonomike.

Në takimin që organizohet me iniciativë të kryetarit të Odës, Branko Azeski, do të diskutohet për përfitimet praktike nga digjitalizimi dhe thjeshtimin e procedurave administrative.
Prezantimi do të mbahet në ambientet e Odës Ekonomike, duke filluar nga ora 13:00.
Përfaqësuesit e sektorit të biznesit do të kenë mundësi të njihen me shërbimet digjitale që kanë në dispozicion dhe ndikimin e tyre në efikasitetin e punës.
Është paraparë edhe një diskutim me përfaqësues të organeve dhe institucioneve kompetente, me qëllim shkëmbimin e informacioneve dhe përvojave për avancimin e transformimit digjital.
Nga Oda Ekonomike theksojnë se përmes takimeve të tilla vazhdojnë të kontribuojnë në krijimin e një shoqërie të avancuar teknologjikisht dhe kushteve më të mira për digjitalizimin e sektorit të biznesit dhe ekonomisë në tërësi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër