Osmani pas rastit të Arlinda Zekajt: Kjo përgjegjësi nuk mund të varroset bashkë me viktimën

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 26 tetor, Zhurnal.mk – Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas rastit të rëndë në Vitomiricë të Pejës, ku Arlinda Zekaj dyshohet se u vra nga kunati i saj.

Në reagimin e saj në Facebook, Osmani ka kritikuar sistemin e drejtësisë, duke theksuar se Arlinda kishte kërkuar mbrojtje, por përfundoi e vrarë.

“Përgjegjësia nuk mund të varroset bashkë me Arlindën. Ajo kërkoi mbrojtje. Drejtësia e la në duart e vrasësit”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka përmendur se femicidi po shndërrohet në një plagë të përsëritur në Kosovë, duke vënë në pah dështimin e sistemit për t’u garantuar mbrojtje grave që përballen me dhunë.

“Kur një grua kërkon shpëtim nga sistemi i drejtësisë dhe përfundon e vrarë, dështimi nuk është burokratik. Është fatal. Kunati i saj e vrau Arlindën me sëpatë, por edhe sistemi që duhej ta mbronte duhet të japë llogari. Dhe kjo përgjegjësi nuk mund të varroset bashkë me viktimën. Zoti e ruajtë Kosovën nga tragjedi të tilla dhe asnjë familje mos e përjetoftë më dhimbjen e humbjes së një gruaje nga dhuna”, shkroi Osmani.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër