Shkup, 22 gusht Zhurnal.mk – LAMM njoftoi këtë mëngjes se në pikën kufitare Tabanocë ka pritje prej 40 minutash deri në një orë, si për hyrje ashtu edhe për dalje nga vendi. Pritje deri në një orë raportohet edhe në pikën kufitare Bogorodicë, në drejtim të daljes nga vendi. Në pikat e tjera kufitare nuk janë regjistruar vonesa më të gjata.
Sipas LAMM, trafiku në rrugët shtetërore këtë mëngjes po zhvillohet pa probleme, ndërsa rrugët janë të thata. Megjithatë, është rritur intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane.
LAMM u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të përshtatin shpejtësinë me kushtet në rrugë, të respektojnë sinjalistikën e trafikut dhe të kenë kujdes gjatë drejtimit, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, përgjatë rrjedhave të lumenjve dhe në gryka, ku ekziston rreziku i rrëshqitjeve të dheut.
Kujdes i shtuar rekomandohet veçanërisht në segmentet Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë.
