Privohet nga liria 58 vjeçari nga Shkupi, dyshohet se e ka përdhunuar një 13 vjeçare

Nga Xh M
476 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 prill Zhurnal.mk – Një 58-vjeçar nga Shkupi është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka përdhunuar një vajzë 13 vjeçe.

Sipas njoftimit të Policisë, i njëjti edhe e kishte fotografuar viktimën.

“SPB-Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër J.M. (58) nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “përdhunim i një fëmije nën moshën 15 vjeç”, e dënueshme sipas nenit 188, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Respektivisht, i njëjti më 15.04.2026, në Shkup, e ka përdhunuar vajzën 13 vjeçe dhe e ka fotografuar”, thonë nga MPB.

Policia shton se të njëjtit i është sekuestruar telefoni mobil dhe një veturë Mercedes.

“Personi është privuar nga liria dhe nga ai janë sekuestruar një telefon mobil dhe një automjet pasagjerësh “Mercedes”.

Nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake, të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit”, thonë nga Policia.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër