Procedurë penale ndaj katër vajzave për dhunën ndaj një 12-vjeçareje në Shkup

Nga Xh M
1,792 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 korrik Zhurnal.mk – Prokurori Publik ka kërkuar fillimin e procedurës përgatitore për veprën penale dhunë kundër katër vajzave nga Shkupi të cilat më 20 qershor në një kënd lojërash pas një qendre tregtare në Shkup, në grup kanë ushtruar dhunë të rëndë dhe kanë rrezikuar sigurinë e një vajze 12-vjeçare. Në veprimet e tyre ka marrë pjesë edhe një fëmijë tjetër në rrezik, i moshës 13-vjeçare, i cili për shkak të moshës nuk mund të mbajë përgjegjësi penale.

Ato e kanë detyruar viktimën të gjunjëzohet dhe t’u kërkojë falje, ndërsa më pas e kanë goditur me shuplaka dhe e kanë tërhequr për flokësh. Si pasojë e goditjeve, e dëmtuara ka pësuar lëndime trupore, ndërsa te shoqja e saj, dëshmitare e ngjarjes, si dhe te publiku, është shkaktuar ndjenjë pasigurie, cenimi dhe frike. Prokurori publik kërkoi nga gjykata që gjatë procedurës të caktohet edhe një masë kujdesi – ndalimi i fëmijëve në konflikt me ligjin që t’i afrohen njëri-tjetrit ose të vendosin dhe mbajnë kontakte e lidhje mes tyre, si dhe me viktimën.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër