Shkup, 24 prill, Zhurnal.mk – Profesori universitar Berat Dehari ka njoftuar për lansimin e Komunitetit të Alumni-ve SHBA-Bullgari, një iniciativë që synon forcimin e partneritetit dhe bashkëpunimit mes vendeve përmes rrjetëzimit të ish-pjesëmarrësve në programet amerikane të shkëmbimit.
Sipas Deharit, këtë javë janë mirëpritur mbi 70 alumni nga programe të ndryshme të qeverisë amerikane, përfshirë Fulbright Program, International Visitor Leadership Program dhe Kennedy-Lugar Youth Exchange and Study.
Ai theksoi se këta ish-studentë, të angazhuar në akademi, media, biznes, siguri, shoqëri civile dhe institucione, po kontribuojnë në formësimin e së ardhmes së Bulgaria dhe Maqedonisë së Veriut.
“Së bashku po ndërtojmë ura që do të forcojnë partneritetin”, ka theksuar Dehari, duke nënvizuar rëndësinë e programeve të shkëmbimit në krijimin e lidhjeve afatgjata dhe fuqizimin e brezit të ri të liderëve.
Në njoftimin e tij, Dehari bëri të ditur se delegacionin e Asociacionit MAAA në këtë aktivitet e përfaqësoi ai, duke e cilësuar nismën si një hap të rëndësishëm për thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar.

