Merz: Jo anëtarësim të menjëhershëm të Ukrainës në BE

Nga D. V.
490 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Berlin, 24 Prill, Zhurnal.mk – Kancelari gjerman, Friedrich Merz deklaroi se një anëtarësim i menjëhershëm i Ukrainës në Bashkimi Evropian është i pamundur, por sugjeroi një formë integrimi më të afërt përmes pjesëmarrjes në samitet evropiane pa të drejtë vote.

Pas një samiti të liderëve të BE-së në Qipro, Merz theksoi se rregullat e procesit të anëtarësimit duhet të respektohen, ndërsa shtoi se ekziston vullnet politik për të mos e lënë Ukrainën jashtë strukturave evropiane.

“Është e qartë për të gjithë se një anëtarësim i menjëhershëm nuk është i mundur”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kërkoi një perspektivë të plotë anëtarësimi dhe jo vetëm “gjeste simbolike”, duke rritur presionin ndaj partnerëve evropianë për të përshpejtuar procesin.

Megjithatë, rruga e Ukrainës drejt BE-së mbetet e bllokuar nga kundërshtimet e Viktor Orban, i cili ka penguar hapjen e negociatave formale.

Edhe pas humbjes së tij në zgjedhje, pasardhësi i tij Peter Magyar ka paralajmëruar se pranimi i një vendi në luftë në BE mbetet i papranueshëm.

Në këto rrethana, Ukraina shpreson që së paku të hapen kapitujt e parë të negociatave të anëtarësimit, duke i dhënë një shtysë të re procesit të integrimit evropian

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër