Prokuror i ri merr në dorë lëndën “Talir 2” ndaj Gruevskit dhe VMRO

Nga Xh M
299 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 prill Zhurnal.mk – Gjyqi në rastin “Talir 2” në të cilin akuzohet ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe partia në pushtet VMRO-DPMNE u shty. Në sallën e gjyqit, aktakuza u përfaqësua nga prokurori i ri i rastit, Kristijan Smilevski. Lënda vjetrohet në fund të muajit gusht, ndërsa prokurori thotë se e ka studiuar mirë rastin dhe siguron se do të përfundojë në kohë.

“Vjetrimi i ndjekjes penale nuk varet nga vullneti i prokurorit apo gjykatës. Megjithatë, jam i sigurt se do ta përfundojmë me sukses procedurën para se të ndodhin kushtet e vjetërsisë”, deklaroi Kristijan Smilevski, prokuror.

Prokurori konfirmoi se nëse ish-kryeministri Gruevski do të kthehej në vend, ai mund të kërkojë që gjykimi të fillojë nga e para.

“Nëse i pandehuri Gruevski do të jetë në dispozicion, pas dorëzimit të kërkesës gjykimi do të fillojë nga e para. Sidoqoftë, kjo varet sa kohë do të mbetet afati i vjetërsimit sepse, e dini, ka një vit pasi të dorëzojë kërkesë për përsëritje të procedurës. A do të jetë në dispozicion, nuk e dimë”, theksoi Kristijan Smilevski, prokuror.

Në rastin “Talir 2”, Smilevski zëvendëson prokuroren Lençe Ristoska, të cilës prokurori i ri publik shtetëror Nenad Saveski, ia lëndën, gjë që çoi në dorëheqjen e saj. Gjykimi për rastin “Talir 2”, që ka të bëjë me ndërtimin e selisë së VMRO-DPMNE-së, u shty për shkak të mungesës së dëshmitarit Kiril Bozhinovski. Seanca e radhës gjyqësore është caktuar për më 30 prill.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër