Prokuroria nuk konfirmon nëse nëse në periudhën e kaluar janë dorëzuar raporte të sakta apo të rreme për cilësinë e ujit në Gostivar

Nga D. V.
614 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 korrik, Zhurnal.mk – A po kryheshin rregullish analizat e ujit në Gostivar nga Qendra për Shëndet Publik në Gostivar dhe Instituti për Shëndet Publik, dhe pse nga këto analiza nuk u konstatua me kohë ndotja e ujit, është një pistë tjeter që po e heton prokuroria.

Në brifingun me gazetarë, prokurorët thanë se për momentin nuk mund të konfirmojnë nëse në periudhën e kaluar janë dorëzuar raporte të sakta apo të rreme për cilësinë e ujit, pasi hetimet janë ende në zhvillim.

Për këtë arsye do të kryhen ekspertiza shtesë për mënyrën e marrjes dhe analizimit të mostrave, ndërsa do të shqyrtohen edhe të gjitha analizat e ujit të realizuara gjatë këtij dhe vitit të kaluar. Nëse konstatohen parregullsi ose përgjegjësi të personave apo institucioneve të tjera, hetimi do të zgjerohet edhe ndaj tyre.

Ndërkohë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njoftoi se analizat e kryera nga Qendra për Shëndet Publik në Gostivar më 29 qershor dhe 13 korrik e vlerësonin ujin si të sigurt për pije, edhe pse pikërisht më 13 korrik filloi rritja e numrit të pacientëve me probleme gastrointestinale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër